Reshjet e shiut, “Hidrodrini” ngrit shkallën e gatishmërisë në Rrafshin e Dukagjinit

Kosova

Reshjet e shiut, “Hidrodrini” ngrit shkallën e gatishmërisë në Rrafshin e Dukagjinit

Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:38
Dukagjin

Pas reshjeve atmosferike që kanë filluar të martën në mbrëmje, në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë.

Në një komunikatë të kësaj kompanie, thuhet se kryeshefi ekzekutiv i “Hidrodrinit” Agron Tigani në kontakt dhe koordinim me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, ka nxjerrë vendim për ngritjen e shkallës së gatishmërisë së ekipeve preventuese dhe të kontrollit në terren, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.

Sipas njoftimit, aktualisht në asnjë nga komunat që mbulon KRU “Hidrodrini” nuk janë paraqitur e as raportuar probleme në sistemin e ujësjellësit.

“Hidrodrini” apelon tek konsumatorët që nëse vërejnë ndryshime të çfarëdo natyre në cilësinë e ujit, të njëjtin ta konsumojnë të vluar dhe ta raportojnë tek njësia respektive. Ekipet mobile të kësaj kompanie janë në terren!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat