Reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditës së sotme, kanë shkaktuar vërshime në shumë pjesë të vendit.
Gjendje më e rënduar paraqitet në komunën e Seknderajit, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, por edhe në pjesë të tjera të vendit.
Shumë lumenj janë afër të dalin nga shtrati, dhe situatë më e mirë nuk paraqitet as në fshatrat e Podujevës.
Në fshatin Letanc dhe Peran, të komunës së Podujevës, sipas banorëve niveli i ujit të lumit është rritur aq shumë sa është gati të dalë nga shtrati.
Reshjet e shiut është parashikuar të vazhdojnë edhe orëve në vijim.