Duke iu përgjigjur situatës së krijuar pas të reshurave të pandërprera, që kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme materiale, kryetari i komunës, Fadil Nura me bashkëpunëtorë në takimin e sotëm, kanë marrë vendim që të themelojnë 11 komisione komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.
“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur gjatë ditës së djeshme, si pasojë e situatës që kërkon reagim të menjëhershëm në teren, sot një pjesë e shërbimeve komunale është e pamundur të ofrohen. Komuna e Skenderajt njofton se nuk do të ketë orar të punës për ekzekutivin komunal, deri në përfundimin e procesit të vlerësimit të tërësishëm të dëmeve materiale”, thuhet në njoftimin e komunës.
Skenderaj dhe Mitrovica janë dy komunat më të prekura nga vërshimet dhe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Gjendje e rënduar dje ishte edhe në Istog.