Gjatë ditës së enjte vendin tonë e ka përfshirë një mot me reshje të vazhdueshme të shiut. Kjo ka bërë që të ketë vërshime në disa pjesë të vendit, shembje dheu e gurësh në rrugë dhe shtëpi të përfshira nga uji.
Sipas njoftimit të Qeverisë, aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj.
Ndërsa Istog, ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare.
Si pasojë e të reshurave ka pasur nivel të shtuar të ujit edhe në rajone tjera, si në dy rrugë të Gjakovës, në Ujëmir të Klinës, në rajonin e Podujevës, në Istog dhe në rajonin e Mitrovicës Jugu, Skenderaj, etj.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me dy ministrat e tij Armend Mehajn e Elbert Krasniqin kanë vizituar pjesëtarët e FSK pas vërshimeve të shkaktuara.
Kurti ka njoftuar se është takuar edhe me kryetarin e Istogut, Ilir Ferati i cili i kishte njoftuar për gjendjen e rëndë dje e sot. Ai po ashtu shtoi se ka takuar disa familje që ishin strehuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare.