Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Kosova

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Më: 21 janar 2023 Në ora: 06:21
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vikend në Kosovë.

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5gradë Celsius.

Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat