​Parashikimi i motit për pesë ditë

Kosova

​Parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 22 janar 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta reshje bore.

Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Sipas institutit, të martën parashihet mot i vranët.

Në pjesën e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobesim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite. Të mërkurën – Mot kryesisht i vranët, por i qetë. Të enjten-Mot i ngjashëm me ditën e mërkurë, por më i ftohët. Të premten- Mot i vranët dhe me kushte për reshje bore. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius. Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat