Rruga Keqekollë – Ballaban është liruar për qarkullim, pasi rrëshqitjet e dheut e bën të pamundur kalimin në këtë pjesë.
Rrëshqitja u shkaktua nga reshjet që kanë kapluar vendin tash e disa ditë.
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, tha se lirimi i rrugës u bë pas intervenimit të menjëhershëm të ekipeve, për t’i mundësuar banorëve lëvizje të lirë.
“Në orët e hershme të mëngjesit u njoftuam se, shkaku i shembjes së dheut, është bllokuar rruga Keqekollë-Ballaban. Menjëherë ekipet tona kanë dalur në terren për të intervenuar dhe për të debllokuar rrugën në fjalë, për t’i mundësuar banorëve lëvizje të lirë”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.