Sot Vushtrrisë iu shtua grupi i baletit, kërkesë dhe nevojë e fëmijëve vushtrrias. Në praninë e fëmijëve, kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, ka nënshkruar marrëveshje me drejtorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi.
Koreografë profesionistë të Baletit Kombëtar të Kosovës, do t’i mbajnë orët për balerinët e rinj.
“Pas 7 viteve, baleti u rikthye në Vushtrri, për fëmijët tanë, e ardhmja jonë”, ka thënë Idrizi.
Në vazhdim, të pranishmit patën rastin të ndjekin shfaqjen “Sisters” nga Baleti Kombëtar i Kosovës.