Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar mbi gjendjen e fundit lidhur me trajtimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
Sipas KRU “Prishtina”, Impianti në Shkabaj ka nisur sot trajtimin e ujit, pas 13 ditësh jashtë funksionit.
Në të njëjtën kohë, në Drenas po bëhet trajtimi i ujit me kapacitet të reduktuar.
“Për të ruajtur cilësinë e ujit jemi të detyruar të trajtojmë ujë me kapacitet të reduktuar deri në stabilizimin e situatës, e cila pritet të ndodhë gjatë kësaj jave” thuhet në njoftimin e KRU-së.
Kujtojmë që gjendja e ujit të pijshëm ka qenë nën nivelin e konsumimit, pas vërshimeve që goditën disa zona të Kosovës ditët e fundit,
Minsitria e Shëndetësisë, ndërkohë, është duke vazhduar thirrjet e saj për vlim të ujit para përdorimit, për shkak të mundësisë së kontaminimeve pas vërshimeve.
Ky është njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:
Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, Zonës Industriale, lagjes Kalabria në Prishtinë, ju njoftojmë me gjendjen aktuale të trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.
Sot, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj ka filluar me trajtimin e ujit me kapacitet minimal prej 150 l/ s, derisa në Drenas me kapacitet të reduktuar prej 40%, ngase niveli i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit aktualisht është ( 35 – 45 NTU ).
Për të ruajtur cilësinë e ujit jemi të detyruar të trajtojmë ujë me kapacitet të reduktuar deri në stabilizimin e situatës, e cila pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
Kërkojmë mirëkuptim deri në rikthimin e situatës së favorshme me furnizim me ujë të pijshëm!
Mbeteni të njoftuar me të dhënat e reja!