Shqipdon Fazliu nuk do të ankohet sërish në Gjykatën Kushtetuese për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokuroit të ri të Shtetit. Ky vendim i prokurorit Fazliu i hap rrugë dekretimit të Blerim Isufajt si shef i ri i Kryeprokurorisë së Shtetit.
Prokurori Fazliu ka njoftuar tashmë Këshillin Prokurorial të Kosovës se nuk do të vazhdojë me ankesë në Gjykatën Kushtetuese për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, ka mësuar media nga burime të afërta me procesin.
Vendimi për të mos u ankuar më në Kushtetuese, vjen pasi Fazliu një herë pikërisht kjo gjykatë ia ka rrëzuar pretendimet për kontestimin e përzgjedhjes së Blerim Isufajt, shef të ri të Kryeprokrurisë së Shtetit.
Pas Kushtetueses që e orientoi Fazliun të ankohet në Gjykatat tjera, të tri shkallët tjera të gjyqit i kanë hedhur si të pabazuara pretendimet e Fazliut nga përzgjedhja e KPK’së.
Shqipdon Fazliu të martën ka refuzuar të kometojë në lidhje me vendimin e tij për tërheqje nga ankimimi tutje.