Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një person i infektuar me COVID-19.
Sipas IKSHPK-së 18 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, pas 140 testimeve të bëra.
Janë shëruar shtatë persona, ndërsa tre të tjerë janë të hospitalizuar.
Aktualisht janë 62 raste aktive me COVID-19, thuhet në njoftim.