Komuna e Podujevës u ka krijuar kushte banimi familjet me gjendje të rëndë ekonomike, duke i larguar nga kontejnerët të cilët i shfrytëzonin si vendbanim.
Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook nga kjo Komunë, të shtunën u larguan dy familjet e fundit nga kontejnerët dhe u strehuan në kushte të mira banimi.
“Largohen kontejnerët e banimit në Lagjen e Dëshmorëve
Sot gjatë ditës kompania e kontraktuar nga komuna ka larguar dy kontejnerët e fundit në “Lagjen e Dëshmorëve”, që ishin edhe strehë banimi nga dy familje me gjendje të rëndë ekonomike.
Familjet të cilat kanë jetuar deri tash në këta kontejnerë iu është bërë zgjidhja e strehimit në kushte shumë më të favorshme nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Për të përcjellur nga afër vendosjen e familjeve në objektet e reja të banimit dhe largimin e kontejnerëve nga kjo lagje ishte drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Stublla”, thuhet në njoftimin e Komunës.