Ka ndërruar jetë humanisti Remzi Beqiri - Varoshi, vëllau i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Hyzri Varoshi.
Remziu ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.
Ai ka qenë për trajtim mjekësor në Gjermani, por nuk ia doli ta fitojë betejën.
Familja Beqiri dha kontribut të madh në vitet e 90-ta, në kohërat më të vështira, duke lëshuar shtëpinë në shkollë dhe për çështje tjera kombëtare, ku i bëri rezistencë të fuqishme regjimit serb.
Regjimi serb iu hakmor në mënyrë kriminale, ia bombardoi shtëpinë Hyzri Varoshit në pranverën e vitit 1999.
Familja Beqiri – Varoshi, njofton se Remziut do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në orën 16.00 në varrezat e reja të qytetit të Ferizajt.