Parashikimi i motit për nesër

Kosova

Parashikimi i motit për nesër

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat ditën e diel parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Në mëngjes për rreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat