Edhe në javën e ardhshme nuk priten reshje të borës.
Sipas parashikimeve të motit, priten vranësira e intervale me diell. Madje edhe mundësi për mjegull.
Datat:
13.02 – Vranësira paradite, gjatë ditës kryesisht me diell.
14.02 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.
15.02 – Pjesërisht vranët paradite. Intervale me diell gjatë ditës.
16.02 – Kthjellët dhe kryesisht me diell.
17.02 – Kryesisht me diell. Kohë pas kohe vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -1C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6C e 7C, e deri të premten rriten edhe në 12C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s, nga dita e enjte ndryshon drejtimin në perëndim e jugperëndim.
Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, dhe tendencë të rënies graduale.