Filluan punimet e rrugës në fshatin Tërpezë e Ulët të komunës së Malishevës. Kjo rrugë është e gjatë 1200 metra dhe financohet nga buxheti vetanak i komunës së Malishevës.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Avdi Morina, kanë parë nga afër fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Tërpezë e ulët.
Kryetari Kastrati ka uruar banorët e këtij fshati dhe është zotuar për -''projekte të radhës që do të investojnë në infrastrukturën rrugore dhe në fushat tjera të cilat drejtpërdrejt do të ndikojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve”.
Ndërkaq banorët, siç njofton Zyra për informim e komunës së Malishevës, e kanë falenderuar Kastratin për punën dhe angazhimin.