Komuna e Istogut organizon vizitë monumenteve të trashëgimisë kulturore në muze të qytetit (Istog, ora 08:00)
Instituti Albanologjik Prishtinë, Instituti i Historisë Tiranë dhe Instituti i Trashëgimisë Shkup organizojnë sesion shkencor “Kosova 15 vjet pavarësi – sfidat dhe shtetndërtimi” (Instituti Albanologjik, ora 09:30)
Organizata “EcoKosWomen” mban tryezën e rrumbullakët me temë diskutimi “Roli dhe pozita e grave rurale në Kosovë” (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:45)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia viziton Komunën e Drenasit, ku do të mbajë takim me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci (Komuna e Drenasit, ora 10:00)
UBT organizon konferencën “Kosova and New Urbanism: Resilience, Innovation, Technology, Sustainability and Investments” (Kampusi Inovativ, Lipjan – Te rrethi QMI, ora 10:00)
“Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve” prezanton raportin e të gjeturave të projektit të “Vlerësimit të dinamikës së popullsisë së qenve në Komunën e Prishtinës” (Europe House, Prishtinë, ora 10:30)
Lëvizja Fol organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e të dhënave nga monitorimi i realizimit të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2022 (Lëvizja Fol, ora 11:00)
Komuna e Deçanit organizon akademi përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të vrasjes nga forcat serbe të At Lorenc Mazrekut (Salla e Kuvendit Komunal të Deçanit, ora 11:00)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, hap ekspozitën “Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore” (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)
Gazetarja Alketa Gashi Fazliu promovon librin “Ato gdhendin dhimbjen” (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)
Komisioni për Integrim Evropian, shqyrton Projektligjin për pyjet, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 12:00)
Komuna e Ferizajt organizon ligjeratë për të rinj “Kosova dhe rrugëtimi drejt pavarësisë” (Galeria e Arteve, Ferizaj, ora 12:00)
Mbahet ceremonia e 53-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 13:00)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)
Hapet ekspozita personale në pirografi (djegie në dru) të autorit Xhemil Ismani (Biblioteka Komunale "Sadik Tafarshiku", Ferizaj, ora 13:00)
Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit njëetnik (Nisja nga Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 16:00)
Manifesta 14 Prishtina shfaq filmin "Trapped by Law" nga Sami Mustafa dhe mban panelin e diskutimit mbi përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në shoqërinë tonë në Kosovë (Kino Armata, ora 18:00)
Bëhet promovimi i librit “Rikthimi i gjeopolitikës” të autorit Sadri Ramabaja (Libraria Dukagjini, ora 18:00)
Mbahet koncerti i USAFE Band organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë (Hapësirat e Autostrada Hangar – ITP Prizren, ora 19:00)