Mehaj nderohet me “Mirënjohje tiranase”

Kosova

Mehaj nderohet me “Mirënjohje tiranase”

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 22:47
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është nderuar me “Mirënjohje tiranase”, nga Këshilli drejtues i Shoqatës, për kontributin dhe frymën e solidaritetit që transmeton për promovimin dhe unifikimin e vlerave të kombit shqiptar.

“Bartës i vlerave të qytetarisë. Faleminderit që në këtë 103 përvjetor të Tiranës dhe 15 vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës më keni bërë këtë vlerësim”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Sipas Mehajt, atdheu ndërtohet vetëm duke qenë dhe duke punuar të gjithë bashkë.

“Sot, Këshilli drejtues i Shoqatës Tirana më nderoi me titullin "Mirënjohja Tiranase", për kontributin dhe frymën e solidaritetit që transmeton për promovimin dhe unifikimin e vlerave të kombit shqiptar!

Bartës i vlerave të qytetarisë.

Faleminderit që në këtë 103 përvjetor të Tiranës dhe 15 vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës më keni bërë këtë vlerësim.

Atdheu ndertohet vetëm duke qenë dhe duke punuar të gjithë bashkë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat