Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) prezanton rezultatet e hulumtimit të traumës ndërbrezore nga nënat e ekspozuara ndaj dhunës gjatë luftës në Kosovë në vitet 1999-2000, si dhe fëmijët e tyre. (Hotel “Sirius”, ora 09:00)
Kuvendi i Kosovës mban Seanca plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Deputeti, Haki Abazi mban konferencë për media.( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komuna e Deçanit për nder të Ditës së Pavarësisë organizon aktivitetin me karakter garues, ”Valle popullore të traditës”.( Kuvendi Komunal, ora 10:00)
Komuna e Gjilanit për nder të Ditës së Pavarësisë organizon disa aktivitete kulturore e artistike.( Muzeu Etnologjik, ora 10:30)
Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.( Kabineti i Presidetes, ora 11:00)
Fakulteti Filozofik i UP-së organizon ligjëratë me ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me temën “Kosova 15 vjet shtet – Sfidat e shtetndërtimit”. (Departamenti i Historisë, ora 11:00)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ashensorit në Shkollën Speciale “Lef Nosi” në Prizren. ( Shkolla” Lef Nosi ,ora 11:00)
Komuna e Gjakovës, organizon Seancë Solemne për nder të 17 Shkurtit Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës.( Shkolla e Muzikës, ora 11:00)
Komuna e Vitisë organizon garën “ Vrapimi i Pavarësisë”.( Viti, ora 11:00)
Me rastin e 16 shkurtit Ditës Përkujtimore të Profesionistëve Shëndetësor, Oda e Mjekëve të Kosovës organizon ceremoni përkujtimore. (QKUK, ora 12:00)
Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, organizojnë tryezë të rrumbullakët kushtuar pesëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)
Komuna e Ferizajit për nder të shënimit të Ditës së Pavarësisë organizon disa aktivitete kulturore. ( Ferizaj, ora 13:00)
Komuna e Vushtrrisë organizon shpalljen e “Sportistëve të Viti 2022” . (Qendra rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca”, ora 18:00)