Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri është mbajtur sot testi me shkrim për aplikantët që kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës, në komunat veriore të vendit.
Mbi 140 aplikantë kanë plotësuar kriteret për t’iu nënshtruar testit me shkrim ndërsa ende nuk dihet se sa prej tyre do të kalojnë në fazën tjetër.
Personat që e kalojnë testin me shkrim, do të t’i nënshtrohen testit të aftësive fizike e kështu me radhë deri në përfundimin e të gjitha testeve.
Javën e kaluar Policisë së Kosovës ju shtuan edhe 433 pjesëtarë të rinj të cilët pas ndjekës së studimeve në Shkollën për Siguri Publike në Vushtrri u betuan në një ceremoni të organizuar në Prishtinë.
Ata tani janë paraqitur nëpër stacionet policore dhe kanë kryer detyrat e dhëna nga eprorët e tyre.