Mbahet gjykimi i Pjetër Shalës.( Hagë, ora 09:30)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, formon grupin punues për monitorimin e Ligjit për kontrollin e duhanit dhe ligjit për ndryshimin e plotësimin e ligjit për kontrollin e duhanit, si dhe shqyrton në parim i Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca pret në takim ambasadorin jorezident të Pakistanit, Yousaf Junaid. (Kabineti i kryetarit, ora 11:50)
Vazhdon seanca plenare me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur vitin e kaluar. Në rend dite është edhe votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2023. (Salla plenare, ora 12:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, organizon ceremoninë e promovimit të librit “Kryemjeshtri”, të autorit Arsim Maxhera. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 12:00)
Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës (AAVK) hap ekspozitën vjetore. (Pallati i Rinisë, salla e ekspozitave, ora 18:30)