Kilometri i 27 i autostradës “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht segmenti rrugor prej Suharekës që çon në Prizren, është bllokuar që nga pasditja për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Ekipet e mirëmbajtjes po punojnë që deri nesër në mëngjes kjo pjesë e rrugës të jetë e gatshme për qarkullim, me punëtorë të shumtë që janë angazhuar për largimin e dheut, i cili është në sasi të mëdha.
Organet e rendit ndodhen në vendngjarje.
Ata po kujdesen duke i njoftuar qytetarët që të përdorin rrugë alternative.