Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (KGjK, ora 09:30)
KosovaJob mban samitin e parë global të Burimeve Njerëzore të organizuar në Kosovë, “Power to HR”. (Qyteza Pejton, Rr. Perandori Justinian, ora 09:30).
Mbahet seanca plenare e Kuvendi të Kosovës.( Kuvendi i Kosovës,10:00)
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) në Prishtinë organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit të projektit të financuar nga BE dhe Universiteti i Prishtinës "Ndërtimi i ndërtesës së re për Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore të Universitetit të Prishtinës”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, përfaqësuesi i BE-së, Tomáš Szunyog, etj. (Vendpunishtja e FSHMN-së, Zona e Fakultetit Teknik, ora 10:30)
Mbahet takimi i Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që ka për qëllim diskutimin e temave aktuale në kuadër të zhvillimit të veprimtarisë së Kolegjiumit. Merr pjesë ministri Arben Vitia. (‘’Vila Gërmia’’, ora 11:00).
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 227 .( Takimi do të jetë në Zoom,ora 13:30)
Prof. Ger Duijzings nga Universiteti i Regensburgut, Gjermani mban ligjëratë.( Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 13:30-15:00).
“ICT for Kosovo’s Growth” organizon eventin “Awards’ Certificate Ceremony – Round 5”. (Termokiss, ora 13:45)