Ka afërsisht një muaj prej kur qeveria ka lansuar një pako punësimi për të rinjtë midis moshës 18-25 vjeç të quajtur “Superpuna”.
Prej 6 shkurtit, përmes kësaj pakete janë punësuar mbi 1,000 persona nga mbi 3,000 punëkërkues, derisa aktualisht 1,500 pozita janë të lira me mbi 2,000 punëdhënës që i ofrojnë ato.
Më pak e suksesshme del të jetë pakoja tjetër “Qeveria për familjet”, e lansuar më 18 korrik 2022.
Përmes saj në periudhën 7-mujore është arritur që të punësohen 1,216 veta, derisa numri i punëkërkuesve ka qenë 3,763, kanë konfirmuar nga Agjencia e Punësimit për emisionin Portofol.
Deri më tani janë 3,763 persona që kanë aplikuar që të punësohen përmes kësaj pakoje që vlen për familjet që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar.