Parashikimi i motit për sot, vranët dhe reshje shiu

Kosova

Parashikimi i motit për sot, vranët dhe reshje shiu

Më: 5 mars 2023 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Meteo Kosova ka njoftuar se sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ku pritet edhe lokalisht të ketë reshje të pakta shiu, kryesisht të përqendruara në zonën jugore dhe juglindore.

Gjatë ditës pritet që vranësirat gradualisht të tërhiqen.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi prej 14-34 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, me minimale që do të luhaten prej 2 deri në 4C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat