Të mërkurën një foshnje ka vdekur gjatë procesit të lindjes në Spitalin e Pejës, ndërkaq babai i foshnjës dyshon për neglizhencë të stafit mjekësor.
Në lidhje me këtë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga Policinë e Kosovës për ketë rast.
Sipas tij, është kërkuar të bëhet obduksioni i nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
“Gjithashtu, është kërkuar të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes se foshnjës. Nuk mund të japim më shumë informata në këtë fazë”, ka thënë Nikçi për telegrafin.
Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur një person ka informuar Policinë e Kosovës se gjatë procesit të lindjes së gruas së tij në Spitalin e Pejës ka vdekur foshnja e tyre.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në rrugën “Nënë Tereza”, në Pejë. Tutje bëhet e ditur se babai i foshnjës së vdekur dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor”, thuhet në raport.
Po ashtu, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.