Këtë fundjavë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më e ftohtë parashihet të jetë e diela.
“Dita e diel parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.