Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur për gjendjen në këtë komunë pas reshjeve të shiut.
Ai ka thënë se reshjet kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjëve si dhe qarkullimin në komunikacion.
“Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, shkroi ai në Facebook.
Postimi në Facebook:
Reshjet e pandërprera të shiut nga dita e djeshme e kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjëve dhe qarkullimin në komunikacion, për të përcjellur nga afër gjendjen kam vizituar fshatrat Batllavë, Gerdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc.
Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim.