Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në Republikën e Kosovës, është mu si Gozhda e Nastradin Hoxhës. Pa marrë parasysh, që atë e shtynë komuniteti ndërkombëtar.
Dhe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pajtuar që ta nënshkruajë në Bruksel dhe Ohër, por nuk e nënshkruan presidenti i Serbisë Vuçiqi.
Nastradin Hoxha, kur e ka shitur shtëpinë, pronarit të shtëpisë i kërkon që t’i lejojë një gozhdë ta lë pas dere. Pronari i shtëpisë, e ka pyetur: -Pse kërkon ta lësh një gozhdë pas dere, kur e ke shitur shtëpinë?! Nastradin Hoxha i është përgjigjur: -Që, kur të vij te ti mik ta varë setren pas dere.
Kërkesë e njëjtë si e Serbisë në Republikën e Kosovës me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe: Setren ta varë pas dere...