Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar miken e madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright me rastin e përvjetorit të vdekjes së saj.
Haradinaj në Facebook ka kujtuar dhe nderuar angazhimin e saj për t’i dhënë zë edhe përpjekjeve për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.
Reagimi i Haradinajt:
Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.
Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit.