Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Në njoftim bëhet e ditur se vranësirat mund të sjellin edhe riga të dobëta shiu dhe se temperaturat do të pësojnë rënie.
“Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara shiu.
Temperaturat do të biejnë në vlera njëshifrore”, thuhet tutje në njoftimin e IHKM-së.