Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë një seance komunale ka pretenduar se brenda sallës së Kuvendit Komunal ka ngacmues seksual.
‘’Në kuvend po mungoni, qojav fjalën më i qit drejtoret përpara. Ju kamë thënë edhe unë më dalë knenaj po tutën që po i ngacmoni najkush seksualisht, se po thojnë që ka njerëz të cilët kanë pas vepra për ngacmime seksuale veq qatë tutë e kanë.’’- ka deklaruar Gashi
Pas këtyre deklarimeve, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, ka kërkuar nga organet kompetente që të merren më këto deklarata të Gashit.
‘’Deklarata skandaloze e kryetarit të komunës lidhur me arsyetimin se pse drojtorët nuk duhet të ulën përball këshilltarëve komunal. Ai hedh akuza direkte se në mesin e këshilltarëve komunal ka të tillë që kan dhe kan pasur vepra për ngacmime seksuale, por nuk deklarohet se kush është ai ose ajo. I kujtojmë kryetarit se fshehja e krimit e inkrimonon po aq sa vet kryesin/en e tij/saj.Ftojmë organet kompetente që të merren me këtë deklaratë dhe të zbardhet e vërteta e këtij deklarimi skandaloz.’’- thuhet në reagimin e kësaj qendre.