Ani pse është rritur numri i rasteve me COVID-19 në vend, Klinika Infektive situatën me pacientët të infektuar me coronavirus e ka stabile.
Në këtë klinikë janë të hospitalizuar vetëm 28 pacientë.
Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
Ai tha se nga në Klinikën Infektive janë 10 pacientë me oksigjeno-terapi.
“Në klinikën Infektive situata me pacientët e infektuar me Covid-19 është stabile, momentalisht janë të hospitalizuar 28 pacientë dhe nga ta 14 janë pozitiv. Nga këta pacientë 10 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 pa oksigjeno-terapi”, deklaroi Vishaj.
Ndryshe, vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 2 viktima dhe 18 raste të reja me coronavirus, kurse momentalisht në vend janë 121 raste aktive.