Juristja e medias, Flutura Kusari i ka cilësuar të turpshme veprimet e Prokurorisë dhe Policisë në procedurën hetimore për rastin e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.
Kusari ka thënë se cilësimi i veprës penale si “lëndim i lehtë trupor” nga prokurori i rastit, paraqet dështim të shtetit për t’i mbrojtur gazetarët.
Ajo, në një shkrim në Facebook, ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Syla është më brutali i kryer ndaj gazetarëve.
“Më rëndë është vetëm vrasja”, ka thënë ajo. “Ky sulm nuk është lëndim i lehtë trupor. Nuk është! Turp për prokurorinë dhe policinë. Turp”.