Gashi: Besojmë se Kushtetuesja do ta vlerësojë drejt Ligjin e Pagave

Kosova

Gashi: Besojmë se Kushtetuesja do ta vlerësojë drejt Ligjin e Pagave

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:24
Ali Gashi

Ky ligj ishte kundërshtuar nga pothuajse të gjitha sindikatat në vend.

Të njëjtat tash janë në pritje të vendimit të Kushtetueses dhe po thonë që vendimin e kësaj të fundit do ta pranojnë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike, Ali Gashi thotë se besojnë në verdiktin e Kushtetueses cili do qoftë ai.

“Një ligj i cili nuk iu ka nënshtrua transparencës dhe hapjes në kuptimin e mirëfilltë të fjalës ka ardhë ekskluzivisht nga Qeveria dhe si i tillë ka krijuar shumë telashe, shumë probleme dhe rrjedhimisht tani ai ligj gjendet në Gjykatën Kushtetuese dhe ne besojmë tek verdikti i Kushtetueses dhe besojmë fuqishëm që Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë drejt ashtu siç është në mandatin dhe kompetencën e saj dhe sido që të jetë vendimi i saj do të jetë i pranueshëm”, është shprehur Gashi.

Ai thotë se nuk mund të flet rreth vendimit të Kushtetueses, pasi është kjo e cila ka kompetencën e plotë se si të vendos rreth këtij ligji.

“Nuk kemi ndonjë deklaratë për arsye se është në kompetencën dhe në diskrecionin ekskluziv të Gjykatës Kushtetuese por unë besoj që Kushtetuesja si organi më i lartë kushtetues në Kosovë din dhe ka kapacitet ta trajtojë drejt, dhe unë besoj që ky ligj  do të dalë nga Gjykata Kushtetuese i rregulluar dhe kërkoj nga Qeveria që pastaj sipas aktgjykimit të Kushtetueses të veprojë dhe ta rikuperojë ligjin ashtu si do të del nga kjo gjykatë”, ka thënë Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat