Profesori universitar, Ardian Gola, ka thënë se e drejta e lirisë së shprehjes rrezikohet në shoqërinë kosovare.
Duke folur në emisionin Pressing, Gola tha se liria e shprehjes është shumë me rëndësi, por citoi publicistin anglez Aldous Huxley dhe veprën e tij “Brave New World”, ku flet për mbytjen e të drejtës së lirisë së shprehjes.
“Liria e shprehjes është instrument shumë me rëndësi. Ty ka me tu kthy kundër. Liria e shprehjes ka me tu kthy sikur në botën e Huxleyit, ku prodhon një hapësirë fjalësh me krizë të kuptimit, me trivializim të diskursit ku informata dhe fakti bëhen të parëndësishme”, thotë ai.
“Nuk po jetojmë në botën e Orvellit, po rrezikojmë të jetojmë në botën e Huxleyit ku të drejtën e lirisë së shprehjes e përdorim për ta mbytur lirinë e shprehjes. Fjala e lirë bëhet e parëndësishme dhe e pakuptueshme nga zhurma e madhe e mediave”, shtoi Gola.