Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pret sot në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në këtë takim, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e minoriteteve të Republikës së Kosovës.
Kjo vizitë ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes të dyja vendeve.
Takimi do të mbahet në orën 10:30.