Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot të rënët për liri në 24-vjetorin e Betejës e Zhegocit dhe martirët e rënë në Sllovi të Lipjanit.
Haradinaj ka kujtuar edhe ngjarjet e kësaj dite në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Të rënët e tokës sonë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria!
Kujtojmë sot Betejën e Zhegocit, nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut – rezistencën, sakrificën dhe rënien e luftëtarëve më të zotë të saj!
Armiku, për të shfryer egërsinë dhe mllefin e humbjeve në frontet e luftës, pikërisht gjatë Betejës së Zhegocit, do të sulmonte popullatën e paarmatosur në Sllovi të Lipjanit. Njëjtë do të pësonin edhe motrat e vëllezërit tonë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Sot, çdo përpjekje e jona në ndërtimin e vendit, frymëzim ka heroizmin e luftëtarëve të lirisë dhe sakrificën e martirëve.
Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!