Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka nisur vizitën e tij në Muzeun e Pejës.
Më vonë, ai pritet të takohet me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Ndërkaq, më herët të shtunën, Abazoviq është takuar me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, si dhe me zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.
Një ditë më herët, kryeministri malazez është takuar me kreun e ekzekutivit, Albin Kurti dhe liderët e partive opozitare, me përjashtim atë të AAK-së