Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu, sidomos në ato malore, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10-29 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C.