IPK në bashkëpunim me ICITAP organizon konferencën rajonale “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare” (Hotel Premium Park, Prizren, ora 9:30)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 9:30)
Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës (Hagë, ora 09:30)
Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të mbajë një deklaratë për medie me qëllim të ngritjes së shqetësimit për sigurinë dhe shkeljen e të drejtave të gazetarëve, si dhe nevojën për respektimin e mediave të lira, e pavarura. (Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën ku do të prezantohet punimi diskutues “Ku janë inspektorët e ‘premtuar’ të punës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Instituti i Medies Kosovë në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Rotarianëve të Kosovës mbajnë tryezën e rrumbullakët me temën “Liria e shprehjes si shtytës për të gjitha të drejtat e tjera të njeriut”. (Restoranti “Frank’s House”, Viti, ora 10:00)
Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, organizon konferencën me temën “Liria e shprehjes në kohën e çrregullimit informativ”. (Ambientet e Departamentit, ora 10:00)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci merr pjesë në prezantimin e pakos ligjore “Sistemi i licencimit dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve”. (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë, ora 10:00)
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës mban konferencën shkencore ndërkombëtare “Filozofia dhe poezia”. (Salla e ASHAK, Prishtinë, ora 10:00)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 10:30)
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2022/23. (Hotel “Opera”, Prishtinë, ora 10:30)
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancat e papërfunduara nga muajt shkurt, mars dhe prill (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare, ora 11:00)
Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizon konferencë ku do të diskutohet për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit dhe pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve ndër vite. (Kino Armata, Prishtinë, ora 13:00)
Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata ETEA publikojnë raportin hulumtues “Niveli i të lexuarit në Kosovë: Sfidat në të kultivuarit e një kulture leximi”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë, ora 14:00)
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mban konferencë për media me rastin e hapjes së konkursit të ri për specializime në lëmit mjekësore. (Ministria e Shëndetësisë, ora 14:00)
Ambasada e Hungarisë në Prishtinë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës hapin Ekspozitën për Holokaustin e Romëve dhe historinë e tyre në Hungari. (Galeria e Arteve, Gjakovë, ora 16:00)