Shahini: Vetëm për ShSKUK ka nevojë për afro 2,000 specializime

Kosova

Shahini: Vetëm për ShSKUK ka nevojë për afro 2,000 specializime

Më: 5 maj 2023 Në ora: 19:29
Labinot Shahini

Labinot Shahini, ish-kryetar i bordit për shkollim specialistik, ka thënë se institucionet shtetërore duhet të ofrojnë një mundësi sa i përket kësaj fushe.

“Nëse nuk ka mundësi buxhetore, duhet të mundësohet një mënyrë, pse përmes spitaleve ose përmes vetëfinancimit. Është e padrejtë që 2-3 gjenerata që kanë përfunduar mjekësinë të mos munden ta kryejnë sepse dikush e ka ëndërr një lëmi specialistike”, është shprehur Shahini në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka theksuar se Shërbimi Klinik dhe Universitar ka nevojë për mijëra prej tyre.

“Vetëm në ShSKUK, pa kujdes parësor, ka nevojë për afro 2,000. Shteti duhet të ofrojë një mundësi, nëse nuk ka mundësi vetë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat