Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 8 maj 2023 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë e ardhshme, ku pritet të ketë mot jostabil.

Ky është parashikimi i motit:

Parashikimi i Motit për pesë ditë (8-12.maj, 2023)!

Mot i ndryshueshëm

Dita e hënë  do të jetë dita më e nxehtë e javës. Do të ketë diell por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh.

E marte–Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë.

Të mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë.

Të enjten- Mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Të premten- Mot  kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat