Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Poëer (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, inspektojnë nisjen e fazës së dytë të punimeve për rikonstruktimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”. (Te Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)
Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) organizon Konferencën Studentore “Teknologjia e Informacionit, Inovacioni dhe Ekonomia”(Hotel Garden, ora 10:00)
Kryeministri Albin Kurti, merr pjesë në përvjetorin e 24-të, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit dhe në zbulimin e shtatores së “Sali Shabanit”, te Memoriali i Martirëve në Korishë(Memoriali i Martirëve, Korishë, ora 11:00)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve” (Zyra e GLPS, Prishtinë, ora 11:00)
Chopin PianoFest Prishtina( Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 20:00)