Kosova do të ballafaqohet me mot të ndryshueshëm javën e ardhshme.
Priten vranësira, shi e bubullima.
15.05 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
16.05 – Kryesisht me vranësira. Paradite riga lokale shiu, e vonë pasdite rrebeshe shiu dhe bubullima.
17.05 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite më vonë rrebeshe shiu dhe bubullima.
18.05 – Kryesisht me vranësira, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave.
19.05 – Vranësira të ndryshueshme me mundësi për riga lokale shiu.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme të martën nga juglindja 9-17m/s, e nga dita e enjtë mesatare nga verilindja 5-10m/s.
Shtypja atmosferike pëson rënie nën vlera normale deri ditën e martë, më pas në rritje.