Për shkak të një defekti në Nënstacionin Mitrovica 110/kV, që është pjesë e KOSTT-it, Mitrovica me disa fshatra përreth kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike që nga ora 3 e mëngjesit.
Edhe në këto momente ky nënstacion është jashtë funksionit.
Në momentin që KOSTT-i e vë ne funksion këtë nënstacion, KEDS-i do t’i kyçë daljet.
“Kërkojmë mirëkuptimin nga ana e konsumatorëve tanë të prekur nga kjo prishje, dhe i sigurojmë se po punohet në ndreqjen e këtij defekti sa më parë që është e mundur”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.