Shtrenjtimi i tatimit që nisi këtë fillimvit, diku arriti deri në dyfish.
E bazuar në situatën aktuale ekonomike me inflacionin Partia Demokratike po vlerëson se kjo dëmton jetën e qytetarëve, për çka mori iniciativë për ta ndalë këtë gjë, duke iniciuar në kuvend plotësim ndryshimin e Ligjit për Tatim në Pronë.
Mustafa si koordinator i PDK-së për Financa, kërkon nga Ministria e Financave që gjatë këtij viti të bëjë rivlerësim transparent të pronave. Madje thërret pozitë e opozitë, ta mbështesin këtë nismë.
Si PDK, Mustafa shtoi se janë të pakënaqur me dinamikën e punës së Kuvendit për çka kërkuan që kjo dhe temat me interes të trajtohen me prioritet.