Të martën Shoqata e Onkologëe të Kosovës bashkë me përfaqësuesen kosovare të Euromelanomës do të mbajnë aktivitete ndërgjegjësuese për melanomën.
“Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës, organizon fushatën ndërgjegjësuese për Melanomën”, thuhet në komunikatën e ShOK-ut.
“Ky event organizohet me qëllim të sensibilizimit rreth rrezikut që shfaqë melanoma si sëmundje dhe rëndësisë së zbulimit dhe trajtimit të hershëm të saj”.
“Melanoma është një lloj i kancerit të lëkurës dhe jo vetëm, i cili mund të jetë me pasoja fatale nëse nuk zbulohet dhe trajtohet me kohë”.
“Është e rëndësishme që secili individ t’i kuptojë faktorët e rrezikut dhe shenjat paralajmëruese të melanomës si dhe të ndërmarrë hapa për të mbrojtur veten nga sëmundja”.
Për shënimin e kësaj dite, nesër do të ketë fushatë ndërgjegjësuese në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ku do të flasin onkologë e dermatologë, si dhe do të bëhen ekzaminime falas.
Ndërkaq, më vonë do të zhvillohet aktivitet shkencor ku do të ligjërohet për parandalimin dhe hetimin e trajtimin e melanomës.