Pasditen e së hënës është raportuar i zhdukur një 4-vjeçar nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë.
Ndërsa, i njëjti ende nuk është gjetur.
E, kërkimet për të pritet të rifillojnë përsëri sot.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Kërkimet pritet të rifillojnë sot”, ka thënë Zahiti.
Ndërsa, në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj katër vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit.
“Fsh. Akrashticë, Vushtrri 22.05.2023 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj katër vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të kërkim shpëtimit. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin ende”, thuhet në raport.