Gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 12:00 në Kompleksin e Dëshmorëve në Strellc të Epërm përkujtohen me homazhe dëshmorët e Strellcit dhe heroi, Ismet Ukaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i heroit Ismet Ukaj, Viton Ukaj.
Njoftimi
“Ismet Ukaj, që ra 25 vite më parë, duke shënuar fillimin e luftës frontale në Strellc të Epërm, për të mos u ndalur deri në çlirimin e plotë”, ka shkruar Vitoni.